Sot nis gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK, akuzohen për krime lufte! Shqiptarët fillojnë të mblidhen në Hagë për protestën: Padrejtësi

3 Prill 2023, 09:50 | Përditesimi i fundit: 2023-04-03 19:02:54

Ish-krerët e luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi do të përballen me nisjen e procesit gjyqësor ndaj tyre për një sërë akuzash. Mbi 140 dëshmitarë do të thirren në proces. Pas marshimit që u mbajt një ditë më parë në Kosovë, ku mijëra njerëz u mblodhën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, një tjetër protestë është thirrur sot para Gjykatës Speciale.