Sot seanca për heqjen e imunitetit të Berishës, forca të shtuara policie në Kuvend! Ish-kryeministri ka thirrur protestë

21 Dhjetor 2023, 08:35

Ndërsa Kuvendi do të mblidhet sot për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës, ky i fundit ka thirrur protestë para ambienteve të Kuvendit.

Report Tv sjell pamjet, ndërsa vihet re një prani e shtuar e policisë.

Ndërkohë, disa prej deputetëve socialistë janë paraqitur në Kuvend 2 orë para nisjes së seancës.