Sot seancë e posaçme në Kuvend! Opozita dhe PS rezolutë të përbashkët për Kosovën: Hetim ndërkombëtar sulmit në veri! PD propozon 3 amendamente shtesë

12 Tetor 2023, 10:17

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë të Posaçme, ku pritet miratimi i një projektrezolute që dënon sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës. Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë rënë dakord për një projektrezolutë të përbashkët.