Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike

22 Janar 2022, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2022-01-22 16:20:42

Vendi është 'pushtuar' nga një valë ekstreme e të ftohtit. Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri -10 gradë, ndërsa ato maksimale nuk do t'i kalojnë 9 gradë. Veç temperaturave shumë të ulëta, pritet të fryjë edhe erë deri me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor.