Sot votohet për arrestimin e Berishës, Rithemelimi ndez tymuese në Kuvend

21 Dhjetor 2023, 10:16

Seanca plenare ku pritet të votohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës ka nisur me kaos.

Rithemelimi ka ndezur tymuese në Kuvend. Madje, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, me tymuese në duar jua ka drejtuar në fytyrë punonjësve të Gradës.