LSI do të votojë kundër zgjatjes së afateve të Vettingut. Sot, deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se kjo Reformë në Drejtësi është e kapur.
"Kemi të bëjmë me një krim shtetëror, drejtësia nuk ka lëvizur fare, një drejtësi që do të zbarkonte në Kuvend. Kemi një Kuvend, vazhdimi i farsës së radhës, të një drejtësie të kapur. Farsë për të vazhduar ditët e një drejtësie të kapur", tha Vasili.
Ai u ndal të fliste edhe për takimin e kryeministrit Edi Rama me disa përfaqësues të banorëve të '5 Majit'.
"Ato janë dhunuar, u është rrëmbyer brenda tani është një i pacipë që bën sikur do të bëjë bisedë me ta", tha ai.


















