Spahiu: Çudi që Saljani burgoset për shpifje, Berisha për masakrën në Bulevard dhe Gërdec ende i lirë

26 Shtator, 18:32

Juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se është e çuditshme se si Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg, ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha është ende i lirë për masakrën e Grëdecit dhe vrasjet në Bulevard të 21 janarit. Për emisionin, Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Spahiu u shpreh se janë disa persona të paprekshëm, si Berisha e Meta që askush nuk guxon t’i çojë në burg.

 

    No videos found.