Spahiu për Report Tv: Qesharake, Berisha 40 vjet që premton kthimin e pronave, nga tokat e “xanuna”!

24 Mars, 22:28

Juristi Kreshnik Spahiu tha sot në Report TV, gjatë emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo”, se dy partitë e mëdha politike, PS dhe PD, kanë hapur thesin e premtimeve dhe se nuk kanë asnjë kontratë me popullin. 

Madje jo vetëm kaq, por bëjnë premtime absurde apo që janë fyerje e inteligjencës së qytetarëve.

“Unë mendoj që PD dhe PS kanë hapur thesin e premtimeve dhe nuk kanë një kontratë publike me popullin. Jemi një vend ku as 1% e popullit s’i lexon programet, sikurse është në Perëndim apo në Europë. Pra fokusohen në pika të programeve, si pagat, apo taksat psh.
Po lexoja premtimin e Berishës që thotë se do i japi zgjidhje përfundimtarë çështjes ë pronave në katër vjet. Pra i bie se do rrafshojë Kamzën dhe do ia kthejë pronarëve. Përmbajnë antagonizëm këto premtime. Këto janë fyerje e inteligjencës. Nëse ka një çështje që nuk zhbëhet është ajo e kthimit të pronave. Nëse ka një dëm ndaj kombit shqiptar është keqpërdorimi i parimit që toka i takon atij që e pushton apo uzurpon e punon. Cilat prona do kthesh kur 99% e saj e ke ndarë, kur ke vendos parimin e legalizimit para asaj të kthimit apo urbanizimit”, tha Spahiu. 

Edhe për çështjen e taksave ai u shpreh se partitë nuk merren me zbutjen e tyre ndaj qytetarëve, por premtojnë pasaportë europiane. Në vend të uljes së taksave për qytetarët, qeveria vendos taksa deri tek ajo e banesës nëse e shet.

“Pse nuk dalin me parimin taksa europiane, por thonë me pasaporta europiane. E preku pak Dashamir Shehi, këta duan të taksojnë ata që punojnë. Sepse oligarku nëse do taksohet duhet të taksohet 45%, kjo është taksa europiane, ndaj edhe shokët e këtyre të pushtetit duhet ta paguajnë këtë taksë. Por këta janë gjakpirës në taksa, se këta i vendosin qytetarit taksë edhe në pronën e tij. Psh., shtëpinë ku ka qëndruar për 30 vite ai ia taton qytetarit. Në cilin vend e ke parë këtë? Vetëm taksë te banesa, por jo te prona. I thuaj 15% taksa e pronës. Ose tregu i produkteve ku ka vetëm disa markete dhe të mos lejosh të tjerat që të vijnë me 5 herë më lirë se të marketeve shqiptare. Ku të lënë këta të japësh lajm për këto dy supermarkete në Shqipëri, se s’lejohen të tjerat”, vijoi juristi.