Spahiu: Prokurorët janë më trimat e Shqipërisë, por janë qenie njerëzore me ndjesi apo frikëra

6 Janar, 22:26

Duke komentuar paraqitjen e Berishës në SPAK, juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se prokurorët janë më trimat e Shqipërisë, por edhe ata janë qenie njerëzore me ndjesi apo frikëra. Sipas tij, pavarësia e drejtësisë është relative dhe ndikohet nga ndërgjegjja e secilit prokuror dhe gjyqtar.

Ai theksoi gjithashtu se Berisha ka fituar betejën politike me sistemin dhe se ky proces penal nuk do të ketë një vendim të formës së prerë para vitit 2028.