Spahiu pyet: Nëse Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, pse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

30 Shtator, 21:59 | Përditesimi i fundit: 2024-09-30 22:00:46

uristi Kreshnik Spahiu thotë se në aspektin politik, PD nuk humb vota me dënimin e Salianjit. I ftuar në Report Tv, Spahiu u ndal edhe tek Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për shkak të pretendimit që ngre opozita se Rama ka urdhëruar burgosjen e Salianjit, Spahiu pyet se përse 12 vjet s’e bëri për Berishën dhe Metën?

Në emisionin ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, Spahiu tha se Rama nuk mund të konsiderojë Salianjin si njeriun më të rrezikshëm dhe mos të burgosë Metën e Berishën, që kanë më shumë peshë politikisht.