Spahiu: Vjosa Osmani mbrojti sot, urat që ndërtoi perëndimi dhe jo urat që po shkatërron Albini

15 Gusht, 19:08

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, teksa debati është nxehur shumë lidhur me urën e Ibrit, që mesa duket ka futur në 'sherr' kryeministrin Albin Kurtin me aleatët perëndimorë. Në këtë situatë Spahiu vlerëson rolin e presidentes Vjosa Osmani e cila mbetet besnike e partnerëve perëndimorë.