Spahiu: Vota e emigrantëve me probleme dhe duhet ndryshuar! Diaspora të bëhet qarku i 13-të elektoral

2 Qershor, 22:34 | Përditesimi: 2 Qershor, 22:34

Vota e emigrantëve në të ardhmen do i prishi punë dy forcave të mëdha politike dhe do sjellë rrotacionin, teksa mbështetja e saj u pa qartë edhe ndaj forcave të reja politike.

Por vota e diasporës në mënyrën se si u realizua për 11 majin ishte me probleme të theksuara, deri edhe e orientuar, ndaj duhet ndryshuar modeli, nga votë me zarfe, në atë elektronike, pasi Shqipëria ka gjysmën e popullsisë në emigracion.

Kështu shprehet juristi Kreshnik Spahiu në lidhje me këtë temë, teksa propozon që diaspora të bëhet qark më vete, i 13-i i vendit.

r.k./Shqiptarja.com