SPAK dërgon për gjykim kreun e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari! Nuk deklaroi dënimin në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit

20 Dhjetor 2023, 13:56

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbyll hetimet dhe çon për gjykim kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari nën akuzën e falsifikimit të formularëve. Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.