SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Kjo nuk është republikë prokurorësh, sepse do të ishte autogoli më i madh

11 Shkurt 2025, 20:06 | Përditesimi: 11 Shkurt 2025, 20:06

Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk I kanë as të akuzuarit se është person I dyshuar. Kryetari I komisioni të ligjeve.

Jo se mund të mos jetë i dyshuar por të jetë person I dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri I figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhën asnjëherë e drejta e fjalës.

Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë.

r.k./Shqiptarja.com