Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u është përgjigjur gazetarëve nëse ka ndryshuar emrin apo jo, pasi kërkesës së SPAK ndaj gjendjes civile. Meta tha se nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin, është dhe do të mbetet Ilir Rexhep Metaj.
“Të jeni shumë të qartë, kam qenë dhe jam do jem do jemi ilir Rexhep Metaj, i lindur më 24 mars në Çepan të Skraparit dhe skam asnjë arsye që jo vetëm të mos jem krenar për emrin dhe mbiemrin tim për gjithçka që kam bërë deri më sot. Përkundrazi fëmijët kanë arsye të jenë edhe me krenarë në të ardhmen, edhe për babin e tyre”, tha Meta.
Në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA, Spak i kërkoi KQZ formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës, si edhe gjendjes civili certifikatën e tij. Gjendja civile i ka kthyer përgjigje SPAK, ku thotë se Meta nuk e ka ndryshuar asnjëherë mbiemrin dhe e ka Metaj.