Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të para pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos. Rama tha se përgjegjësia përpara ligjit është individuale dhe se tashmë Reforma në Drejtësi po tregon se ka ardhur dita që nuk ka mburoja politike përballë drejtësisë.
'Deputetët janë të popullit individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet nuk ka ministra nuk ka politikanë nuk ka të fortë nuk ka të privilegjuar janë të gjithë të barabartë. Habitem që ka nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh është përgjigja për të gjitha ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi, se do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet, me pushtet do të shkonin para drejtësisë. U morëm me shumë vendosmëri, së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe vazhdojmë të mbështesim reformën në Drejtësi. Reformimi i drejtësisë të bëjë të pamundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë. në nivelin personal dhe njerëzor jam shumë i keqardhur. Në nivelin e detyrës i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë.
Nuk ka përgjegjësi kolektive në sistemin demokratik. Zgjedhjet e njerëzve në jetë, të njerëzve me të cilët lidh jetën, zgjedhjet e njerëzve bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse në një moment shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.'- tha kryeministri.