SPAK kërkon arrestimin e Berishës, dy prokurorët në kryesinë e Kuvendit me karrocën plot me dosje voluminoze

18 Dhjetor 2023, 12:24

Dy prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai që hetojnë dosjen e Berishës, për të cilën ish kryeministri dhe dhëndri i tij akuzohen për korrupsion, mbrojnë para deputetëve kërkesën e tyre për të dhënë autorizimin për arrestimin e Sali Berishës pasi ky i fundit refuzon të zbatojë vendimin e GJKKO-së. Ata kanë marrë me vete dhe karrocën me 7 dosje voluminoze.