SPAK kërkon para për vënien në funksion të zyrave të reja, Dumani: Punojmë tej kapaciteteve! Fondi na duhet brenda 2024

10 Nëntor 2023, 14:27

Kreu i SPAK Altin Dumani kërkoi 309 milionë lekë shtesë në buxhetin e 2024-ës për ambientet e reja të punës. Gjatë diskutimit për buxhetin në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori kërkoi që paratë e planifikuara si të ndara në 2 vitet e ardhshme të jepen brenda vitit 2024, pasi prokuroria e posaçme është në emergjencë për ambiente pune.