SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Vangjush Dakon dhe 10 të tjerë! Kërkon pushimin e gjykimit për një prej tyre

7 Dhjetor 2023, 15:34

SPAK ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dakon dhe bashkë të pandehurit e tjerë. Dosja është përcjellë pranë GJKKO-së me kërkesën e kalimit për gjykim. Dako akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste. 11 persona janë marrë të pandehur ndërsa për vetëm një është kërkuar nga prokuroria pushimi i çështjes dhe bëhet fjalë për Meri Semini.