SPAK në Dibër, bastisen zyrat e shtetit! Shoqërohet në polici burri i drejtoreshës së Arsimit, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe specialisti i pyjeve! Dyshime për korrupsion

28 Shtator 2021, 20:31

SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër. Report Tv mëson se janë shoqëruar në Polici, Lulzim Dani polic bashkiak, bashkëshorti i drejtoreshës së zyrës Arsimore në Dibër Rovena Daka, Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh. Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar këta persona, ndërsa dyshimet e para janë për korrupsion në Arsim.