SPAK nuk i jep dosjen fizikisht, mbrojtja e Veliajt: S’ka asnjë provë në duar! Nuk po e zvarrisim procesin, duhen deri në 40 avokatë për të analizuar 60 mijë faqe

6 Dhjetor, 20:24 | Përditesimi: 6 Dhjetor, 20:24

Erion Veliaj ende nuk ka në dispozicion asnjë provë të dosjes me të cilën SPAK i kërkon GJKKO të nisë gjykimin. Mbrojtja thotë se dorëzimi i materialeve në USB, në kushtet kur Veliaj nuk ka as kompjuter për t’i hapur në burg, nuk garanton të drejtën e tij për tu njohur me dosjen. Mbrojtja thotë se nuk po e zvarrisin ata procesin, pasi për të bërë analizën juridike të 60 mijë faqeve, do duheshin 20-40 avokatë me kohë të plotë.

    E.H/Shqiptarja.com