Qindra gjermanë pre e mashtrimit kompjuterik, SPAK shkatërron rrjetin me bazë në Tiranë: Ekzekutohen 6 masa, 2 ende në kërkim! 353 mijë euro dëm

31 Korrik 2025, 15:02 | Përditesimi: 31 Korrik 2025, 16:17

Një rrjet kriminal mashtrimi që vepronte nga një call center i paligjshëm në Tiranë është goditur nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet gjermane. Anëtarët e grupit hiqeshin si policë dhe mashtrojnë qytetarë gjermanë të dëmtuar nga kriptomonedhat dhe FOREX, duke u premtuar rikuperimin e fondeve. U ekzekutuan 6 masa sigurie, 2 ende në kërkim. Hetimet e nisura prej 18 muajsh.

    I.M/Shqiptarja.com