Spallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve

17 Tetor 2021, 15:22

Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë. Edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, është një nga eventet më të mëdha sportiv në kryeqytet. Në këtë Maratonë morën  pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme. Maratona u zhvillua në 4 kategori, e para e quajtur ‘Marathon’ do të jetë 42.1 kilometra, e dyta është “Half Marathon” me gjatësi 21 kilometra, dhe 2 garat e tjera Tirana 10K dhe Ëe too që janë më shumë motivuese se sa konkurruese.