SPECIALE/ ‘Arapët e polenës’, riti pagan që i mbijetoi edhe komunizmit! Si ‘rrëmbehet’ nusja ditën e dasmës

10 Shkurt 2023, 20:03

Në errësirën e ftohtë të çdo 6 janari, banorët e Polenës presin të dëgjojnë poteren e këmborëve të Arapëve. Kështu ka ndodhur që në lashtësi në këtë fshat 5 km larg qytetit të Korçës. Një traditë e hershme pagane e njohur si karnavalet ose rrogeçët.