SPECIALE/ COVID-19 dhe ekonomia në ditarin e gazetareve Doris Sallaku dhe Eliza Gjediku

1 Janar 2022, 18:45

Tërmeti dhe COVID-19, ishin nga ngjarjet më të rënda që ndikuan në marrjen e shumë vendimeve për ekonominë e vendit.

Nga vaksinimi tek shpalla e krizës energjetike, kthimi i nxënësve dhe studentëve në normalitet, tek vënia në funksion e aeroportit të Kukësit.

Fiskalizimi, variantet e reja Covid-19, rritja e pensioneve, rritja e çmimeve, e të tjera ngjarje ndodhën këtë vit.

1 JANAR

Qeveria hoqi deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin bizneseve me xhiro deri në 14 milionë lekë, dhe rriti pragun e TVSH-së nga 2 milionë lekë që ishte në 10 milionë lekë.

Për herë të parë në Shqipëri nisi faturimi elektronik, 7600 biznese nisën të zbatonin fiskalizimin duke përdorur softuerin e instaluar në pajisjen e tyre kompjuterike.

“Për të nxitur konsumin nga fillimi i këtij viti paga minimale u rrit nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

11 JANAR

Dhjetë ditë më pas nisi vaksinimi kundër COVID. Ky proces filloi me stafet mjekësore dhe për to u përdor vaksina Pfizer. Ndër të parët që u vaksinuan ishin Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Infektivit Najada Como.

15 JANAR

Fermerët nisën të aplikonin për naftë pa taksa për prodhimet e sezonit të parë. Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte.

29 JANAR

Qeveria zyrtarizoi kontratën e re koncesionare me kompaninë shqiptare që mori në dorëzim aeroportin Nënë Tereza. Aksionet e TIA-s u blenë nga Kastrati Group për 71 milionë euro, dhe në kontratën e re u vendos që të uleshin tarifat me 20% për qytetarët dhe 40% për fëmijët. Po ashtu u shtuan linjat direkte drejt SHBA, DUBAI apo Kinës.

9 SHKURT

Më 9 shkurt u shënua numri më i lartë i të infektuarve me COVID në vendin tonë, 1239 raste të të reja në 24 orë. Ky muaj u cilësua si më i vështiri i pandemisë për vitin 2021 ku ishin në funksion 4 spitalet COVID.

11 SHKURT

Komitetit Teknik i Ekspertëve vendosi qarkullimin e qytetarëve nga ora 20:00-06:00. I njëjti orar u zbatua edhe për aktivitetin e bareve dhe restoranteve, por u lejua vetëm shërbimi delivery.

15 SHKURT

Spitali i Durrësit dhe Shkodrës u hapën për pacientët me Covid,  më pas Elbasani. Në skenar ishin edhe Korca e Vlora. Në total 630 shtretër.

17 SHKURT

Ndërkohë Këshilli i Ministrave futi në fuqi dyfishimin e ndihmës ekonomike për 70 mijë familje në nevojë.

21 SHKURT

Më 21 shkurt nisi vaksinimi i moshave mbi 80 vjec. Të parët ishin dhe 21 të moshuar personalitete të artit, kinematografisë, sportit dhe kulturës.

28 SHKURT

28 shkurti shënon një numër rekord viktimash nga COVID me 21 jetë të humbura në 24 orë. Numri i të shtruarve në spitale ishte 662.

4 MARS

Qeveria miratoi negocimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë amerikane Bechtel për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

5 MARS

Konsorcium zviceran i kryesuar nga Behgjet Pacolli u shpall fitues për ndërtimin e aeroportit të Vlorës,  investim që arrin afërsisht 104 milionë euro,

11 MARS

Më 11 mars u konfirmua varianti Britank i COVID edhe në Shqipëri.

13 MARS

Më 13 mars pjesë e procesit të vaksinimit u bënë edhe mësuesit. Për këtë kategori u përdor vaksina Astrazeneca.. STAND UP

25 MARS

Më 25 mars në vendin tonë mbërritën 192 mijë dozat e para të vaksinës kineze Sinovac..  SINK RAMA

28 MARS

Data 28 mars shënoi nisjen e vaksinimit masiv në vendin tonë për moshat +70 vjeç, me hapjen e dy çadrave në sheshin “Skënderbej. 

29 MARS

Më 29 mars u shpall fituesi i garës për të dhënë me koncesion portin turistik të Vlorës për 35 vite, që do të kushtojë 22.8 milionë euro, financim 100% nga privati.

1 PRILL

Hyri në fuqi vendimi për rritja me 2.7%, për 702.944 pensionistë, prej të cilëve 688 944 janë përfitues aktual dhe rreth 14 000 llogaritet të jenë përfitues të ardhshëm.

12 PRILL

Ora policore shkoi në 22:00-06:00 dhe u rihapën fluturimet me Britaninë e Madhe. 

19 PRILL

Dy javë karantinë për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Kjo masë përkoi dhe me datën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe u cilësua nga opozita si një mënyrë për të mos lejuar votimin e emigrantëve.

24 PRILL

Në total buxheti për organizimin e zgjedhjeve të 25 prillit, identifikimin elektronik dhe për fushatën ishte rreth 38.227.143 euro.

29 PRILL

U vendos që nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në vend ti riktheheshin normalitetit dhe mësimit në bankat e shkollës

1 MAJ

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në vitin 2020 çmimet e shtëpive u rritën  mbi 11% krahasuar me vitin 2019.. STAND UP

5 MAJ

Hiqet karantina 14 ditore me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapen auditorët e universiteteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve. EFEKTE UNIVERSITETE

25 MAJ

Mbyllën pavionet COVID në spitalet rajonale . I pari ishte ai i spitalit të Elbasanit dhe u pasua nga ai Durrësit dhe Shkodrës.

31 MAJ

Rinisi kolaudimi, këtë herë nën administrimin e shtetit, pasi kontrata koncesionare përfundoi në dhjetor të vitit 2020.

1 QERSHOR

Ora policore shkoi në 23:00-06:00 . U hoq mbajtja e detyrueshme e maskës në ambientet e jashtme.

2 QERSHOR

Spitali ‘Shefqet Ndroqi” iu kthye normalitetit duke mos shërbyer më si spital COVID.

15 QERSHOR

U lejuan grumbullimet në ambiente të hapura deri në 50 persona.

29-30 QERSHOR

Në këto dy data patën mundësi  të vaksinoheshin të gjithë qytetarët të moshave mbi 18 vjeç dhe u përdorën 4 llojet e vaksinave Pfizer, Astrazeneca, Sputnic dhe Coronavac.

29 QERSHOR

Ndërkohë Instituti i Statistikave njoftoi se pavarësisht vazhdimit të pandemisë në 3-mujorin e parë të 2021 ekonomia është rritur me 5.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

30 QERSHOR

U hodhën në qarkullim prerjet e reja 1.000 lekë dhe preja 10.000 mijë lekë. Të dyja vinin për herë të parë në tregun shqiptar.

1 KORRIK

Nisi fiskalizimi i faturave biznes-biznes. Në total ishin 34 mijë biznese që ligjërisht kishin detyrim që prej 1 korrikut të lëshonin fatura të fiskalizuara.

1 KORRIK

U lejua lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve/restoranteve deri në orën 24:00. Me kapacitete të reduktuara deri në 30% u lejuan tifozët, teatrot, etj.

9 KORRIK

Nga ana tjetër nisën zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit. Fluturimi i parë u krye nga Zürich dhe biletat e para ishin 99 euro.

10 KORRIK

Nisi vaksinimi përmes njësive të lëvizshme kryesisht në banesat e të moshuarve.

19 KORRIK

Orari i muzikës u zhvendos me një orë më tepër, deri në 23:00.

24 KORRIK

Report TV ngriti problemin e mungesë së krahut të punës..

25 KORRIK

Në Shqipëri u konfirmua prania e variantit Delta.

1 GUSHT

Nisi procesi i vaksinimit për moshat +18 vjeç dhe i gjithë gushti u cilësua si muaji i hapur i vaksinimit.

1 SHTATOR

U vendos vaksinimi i detyruar për stafet mjekësore, mësuesit dhe studentët.  

1 SHTATOR

Blerësit morën në dorë nga shitësi faturë me vulën ose bar codin, e fiskalizimit.

6 SHTATOR

U vendos që për qytetarët që hyjnë në vendin tonë të kenë: 1. Pasaportë vaksinimi 2. Test PCR negativ ose 3. Provë që ka kaluar virusin në 6 muajt e fundit.

7 SHTATOR

Çmimi i bukës u rrit 10 deri në 20 lekë më shumë se në gusht.

 23 SHTATOR

Banka e Shqipërisë njoftoi se çmimet e banesave u rritën me 6.7% në rang vendi krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit që shkoi.

29 SHTATOR

Autoriteti i Konkurrencës pas një viti hetim më 29 shtator njoftoi se nuk ka gjobitur kompanitë që rritën në mënyrë organizuar çmimin e miellit.

30 SHTATOR

INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 17.89%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020 kur ishte edhe karantina e përgjithshme.

3 TETOR

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën energjetike.

11 TETOR

Tuneli i Llogarasë, 140.8 milionë euro  do të ndërtohet nga konsorciumi turk. Bashkimi i kompanive shqiptare që ofruan më pak se oferta fituese u s’kualifikuan për mungesë eksperience.

18 TETOR

Nisi viti i ri akademik dhe në hyrje të çdo fakulteti u kërkua certifikata e vaksinimit. Kjo ditë u shoqërua me protesta të studentëve

30 TETOR

Një litër naftë u shit me 187 lekë, duke u shtrenjtuar me rreth 30 lekë, ndërsa  çmimi i gazit arriti në 89 lekë, nga 50-60 lekë për litri që ishte.

1 NËNTOR

Nisi vaksinimi i fëmijëve për të cilët u përdor vaksina Pfizer dhe vaksinimi me dozë të tretë për moshat mbi 60 vjeç.

18 NËNTOR

Shqipëria doli për herë të 5 në tregjet ndërkombëtare duke marrë Eurobondin në vlerën e 650 milionë eurove me normë interesi 3.75 % me afat shlyerje 10 vjet. Deri më tani në tregjet ndërkombëtare janë marrë 2.5 miliardë euro.

25 NËNTOR

Kuvendi miratoi buxhetin e vitit 2022, që parashikon mbledhjen e 536.8 miliardë lekëve dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

U miratuan edhe 4 projektligjet e paketës fiskale, që preknin sektorët e bujqësisë, industrinë dhe turizmin. Me paketën fiskale të re ndryshoi edhe tatimi progresiv për pagat.

26 NËNTOR

1400 familje kanë marrë çelësat e shtëpive të rindërtuara në Tiranë, Durrës, Laç, Shijak apo Bubq. Në total 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit dhe 13 mijë familje që trajtohen me bonus qiraje.

26 NËNTOR

Për herë të parë në Shqipëri u ligjërua tregtimi dhe përdorimi i monedhave virtuale.

2 DHJETOR

Dozë të tretë vaksine për moshat mbi 18 vjec. Për shkak të variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që deri më 31 dhjetor të vaksinohen të gjithë punonjësit e Administratës Publike, të Supermarketeve dhe Qendrave Tregtare. Nga 4 janari do tu kërkohet certifikata e vaksinimit.

6 DHJETOR

Ndërkohë hyri në fuqi vendimi për 5 mijë lekë shpërblimin e fundvitit për 688 mijë pensionistë dhe 3 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar

9 DHJETOR

INSTAT njoftoi se kriza e çmimeve arriti kulmin e saj dhe për herë të parë u tejkalua objektivi i Bankës së Shqipërisë për inflacionin, që arriti në 3.1%.

23 DHJETOR

Në Shqipëri u konfirmua varianti i ri i COVID, Omicron. Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që natën e ndërrimit të viteve mos të ketë orë policore.