SPECIALE/ Drejt Ksamilit, ‘Maldiveve’ të Shqipërisë

25 Qershor 2023, 10:43

Mbjellja simbolike e një fidan portokalli në fshatin Stjar, pranverën e vitit 1959 nga udhëheqësi i ish-BS Nikita Hrushovi dhe ndërtimi i rrugës drejt Butrintit, shënoi fillimin e ri për shndërrimin e bregdetit shkëmbor të jugut në një vend të begatë plantacionesh të mbushura me agrume e ullinj, me prodhimin e të cilave, “…do të furnizoheshin gjithë vendet e kampit socialist(!)” sipas udhëheqësit sovjetik