SPECIALE/ Libri në kohë COVID-i, si erdhi panairi i 24-ët?

24 Nëntor 2021, 20:59

Me një ftesë të hapur për të gjithë ata që e duan librin dhe leximin, Panairi i Librit 2021 organizoi  edicionin e tij të 24-ët me një sërë aktivitetesh ku të ftuar vizitorë, shkrimtarë vendas e të huaj iu bashkuan ngjarjes më të rëndësishme kulturore të vitit.

Rikthyer fizikisht pas më shumë se një viti mungesë për shkak të pandemisë së COVID-19, ku Panairi u përshtat virtualisht, festës tradicionale të librit nuk i munguan as këtë vit dashamirësit dhe lexuesit të vegjël.