SPECIALE/ Muaji i Shenjtë i Ramazanit, tre breza në agjërim, nga gjyshja te mbesa 8-vjeçare! 24 orë nga jeta e një familje besimtare në Tiranë

2 Prill 2023, 10:40

Fëmijët para moshës madhore nuk janë të detyruar të agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit. Por Amina 8 vjeçe tregon se e bën me dëshirë pasi ka parë prindërit e në veçanti gjyshen e saj 80 vjeçare. Sigurisht që agjërimi i saj është gjysmë dite, megjithatë ajo angazhohet që të kryejë ritet me përpikmëri.