Muze për diktatorët e shtatore për mbretëreshën, po Musine Kokalari?! Historiani Beqir Meta: E vërteta e Xhafer Devës dhe muzetë për Enverin, ja ç'duhet bërë me to

1 Mars 2022, 18:49 | Përditesimi i fundit: 2022-03-02 09:58:09

Është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë austriakë dhe listohet si Monument Kulture, sot Shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë është më e diskutuara ndër objektet e trashëgimisë. Ka shërbyer si ambulancë, si shtëpi për familje të pastreha, por, emri që mbart, e lidh në mënyrë të pashmangshme me Devën. Si iniciator i ndërtimit të saj, e se jetoi disa vite në të.

Nëse s’do të qe për një debat të “fryrë”, ndoshta të vetmit që do të shqetësoheshin nga ndërhyrjet restauruese të dekadës së fundit do të ishin të pastrehët.  Në harresë ai objekt ishte lënë për vite, derisa në mars të 2015-ës ra pre e një zjarri.