Speciale/ Pedagogu nga Struga që ndan jetën mes skenës dhe auditorit! Guximtar Rushani refuzon të bëjë një zgjedhje midis artit dhe shkencës

16 Janar 2023, 16:49

Guximtar Rushani është një ndër personazhet tepër poliedrik dhe interesant në trojet shqiptare. Më tepër se 16 vjet në karrierën akademike si lektor dhe asistent lektor, ku prej vitit 2009 Sekretar i Pergjithshëm i universitetit të Strugës dhe prej shkollës së mesme ka ndjekur pasionin e tij për muzikën. Një ndërthurje ekstremesh, nga njëra anë shkenca, e tjetra arti dhe të dyja së bashku kanë udhëtuar me Guximtarin.