Speciale/ Shtatori, muaji i Kombëtares! Protagonistët dhe tifozët besojnë për ëndrrën Botëror

13 Shtator 2021, 14:42

Me datë 2 shtator kuqezinjtë duhet të ishin në Varshavë për t’u përballur me Poloninë dhe me shpresën për të marrë një rezultat pozitiv, që mund ta mbante kombëtaren në lojë për kualifikimin e mundshëm. Padiskutim që vendi i parë duket i padiskutueshëm, pasi asnjë skuadër në grup nuk pretendon t’ia rrëmbejë Anglisë. Për këtë arsye sfida në Varshavë nisi me ashpërsi nga kuqezinjtë, që u ndëshkuan shpejt nga Leëvandoski. Goli i Cikalleshit që barazoi në pjesën e parë ktheu shpresën për pikë, por para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes Polonia u rikthyer në avantazh po me kokë. Në pjesën e dytë kuqezinjtë do të pësonin edhe dy gola të tjerë, duke u mposhtur me shifrat 4-1 pavarësisht se Polonia goditi 6 herë portën, ndërsa Shqipëria 12 herë.