SPECIALE/ Skulptori Emanuel Koko sjell 20 instalacione veprash në ekspozitë: Skulptura, dashuri e pandashme! Tregu i veprave të artit sot në vështirësi

9 Dhjetor 2021, 22:52

Dashuria për të bukurën dhe aftësitë krijuese në artin pamor janë ngjizur tek ai që në fëmijëri, në shkollë fillore me skicat e para të vizatimit, modelet figurative. Në një rrëfim të veçantë për Report TV skulptori Emanuel Koko tregon sesi u formësua pasioni i tij i gdhendjes në gurë të portreteve dhe ndërtimi i objekteve me lëndë natyrore si qeramika, druri e metali.