Speciale/ Thesaret e pa treguara të Durrësit! Nga mozaikët 3 000 vjeçarë të mbuluara me rërë tek reliket me motive erotike nëpër magazina

20 Gusht 2021, 15:02

Durrësi, qyteti më i rëndësishëm ilir ka trashëguar vlera të së kaluarës, si Amfiteatri, Rrethoja Bizantine, Torra Veneciane, muri rrethues i Kalasë, por ka pësuar edhe deformime jo vetëm nga tërmeti por dhe nga dora e njeriut. Gjithashtu në Durrës fshihen thesare arkeologjike që mbahen larg syve të vizitorëve, duke mos u bërë pjesë të sajteve turistike historike. Shpresojmë që një ditë, Instituti i Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore të vihet në lëvizje dhe antikat e fshehura të fillojnë të flasin.