SPECIALE/ Veterineri në pension refuzon të lerë punën në Baldushk: Zgjohem që në 5 të mëngjesit dhe iki punoj! Nuk është çështje të ardhurash, por bujqit kanë nevojë

24 Tetor 2022, 21:03

Fatmir Lloçi jeton në njësinë administrative Baldushk të Bashkisë Tiranë. Të gjithë jetën ia ka kushtuar veterinarisë. Edhe pas 46 vitesh në këtë profesion ai ndjehet i dobishëm për bashkëfshatarët e tij. Sot është pensionist, megjithatë ditët e tij janë të mbushura me punë.