Spiropali i përgjigjet Berishës: Shaj dhe mallko sa të duash se je i dëshpëruar! Rama të zbriti në ferrin e të vërtetës tënde

21 Korrik 2022, 17:01

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin nuk ka kursyer komentin për Sali Berishën në Kuvend duke thënë se mund të bëjë mallkime sa të dojë sepse është i dëshpëruar.

"Kam edhe 2 fjalë për atë që nuk lë gur pa hedhur e baltë mbi të gjithë duke qenë i bindur se kështu ngre piedestalin e pushtetit të tij. E ka bërë shpesh këtë gjë dhe me Kosovën. Ka turfulluar me Prishtinën sa herë që në Tiranë i digjej toka nën këmbë.