Spiropali nis vizitën në Kosovë! Kryen homazhe me Konjufcën në Kompleksin Memorial "Adem Jashari"

25 Shkurt, 10:34 | Përditesimi: 25 Shkurt, 10:34

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, nisi vizitën zyrtare në Kosovë.

Spiropali u prit fillmisht nga homologu i saj, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca. 

Ata kryen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Të dy ministrat u pritën më pas në Kullën e Jasharajve, prej Bacë Rifat Jasharit.

I.M/Shqiptarja.com