Sporti duhet të jetë ‘fair play’, Veliaj nga Parku i Liqenit 'thumbon' Dukën: Beteja sot për çlirimin e sportit nga mafia dhe të paprekshmit

26 Janar 2022, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2022-01-26 14:55:42

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe të rinjtë e Këshillit Bashkiak të Tiranës mbollën sot pemë pranë Parkut të Liqenit. Veliaj përmendi faktin se edhe lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një betejë më vetë, ashtu siç është sot beteja me FSHF-në për ëndrrat e fëmijëve të Tiranës.