Strasburgu, A do rihapet 21 janari? Prokuroria e Tiranës: Presim ekspertizat e plumbit në itali

15 Nëntor 2023, 16:27

Avokati i familjes së Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar, kërkoi që vendimi i gjykatës së Strasburgut që e cilëson ngjarjen si krim shtetëror, të shërbejë për hetimin e dosjes nga SPAK. Prokuroria e Tiranës ka një dosje të hapur për vrasjen e të riut nga Lezha dhe është në pritje të ekspertizave të plumbit nga Italia, ndërkohë pamjet e kamerave të kryeministrisë që mund të zbardhnin krimin, janë fshirë dhe nuk iu dhanë asnjëherë prokurorisë.