Strasburgu kërkoi hetim për vrasjen e Aleks Nikës, xhaxhai për Report Tv: Të thirret Berisha dhe Basha! Kemi kërkuar që SPAK-ut të marrë çështjen

14 Nëntor 2023, 12:03

Pas vendimit të gjykatës së Strasburgut se për vrasjen e Aleks Nikës më 21-janar 2011, ishte përgjegjës shteti dhe kërkoi të bëhet hetim, xhaxhai i viktimës Mark Nika, në një intervistë për Report Tv thotë se ky ishte një vendim i pritshëm, pasi ata e dinë se e ka vrarë shteti në Bulevard