Strumbullari i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: Më pret populli i 2 marsit i cili do lider me karakter

21 Janar 2022, 12:46 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 14:33:38

I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër Meta tha se mezi pret të marrë drejtimin e LSI-së, dhe të rikthehet fuqishëm në skenën politike