Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, kryejnë ‘homazhe’ për degët e mbyllura në universitete: 71.6% e programeve prioritare në rrezik

30 Nëntor 2022, 11:01

Mbyllja e disa degëve në universitete të ndryshme të vendit, ka ngritur një grup studentësh në protestë para Ministrisë së Arsimit, të cilët kanë kryer në mënyrë simbolike homazhe para këtij institucioni. Ato bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit, pasi sipas tyre problematikat e përmendura prej tyre po shpërfillen. Sipas përfaqësuesve nga Qëndresa Qytetare mbi 71% e programeve prioritare rrezikojnë që të mbyllen.