Stuhia ‘Ciaran’ përfshin vendin, përmbyten disa rrugë në kryeqytet! Lana rrezikon të dalë nga shtrati

3 Nëntor 2023, 13:45

Stuhia Ciaran, që ka prekur shumë vende të Europës, ka mbërritur edhe në vendin tonë. Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq lumi i Lanës siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, rrezikon që të dalë nga shtrati.