Stuhia/ Report Tv rinis transmetimin një ditë pas ndërprerjes! Pamje nga ambientet e televizionit pas përmbytjes

4 Nëntor 2023, 17:06

Report TV rinisi mesditën e sotme (4 nëntor) transmetimet e ndërprera mesditën e djeshme pasi godina dhe ambientet e televizionit u përmbyten kur Tirana u përfshi nga reshjet e dendura të shiut me erë të fortë të shkaktuara nga stuhia Ciaran.