Sula: Hënga 5 kokrra fiq dhe u knaqa, qeveria merr kuintal me lekë e s'ngopet! Këta që kanë lindur para '90 kanë qenë pabuksa, s'i quaj oligarkë

8 Shtator 2022, 16:17

Deputeti demokrat, Dash Sula ka folur në Foltoren e Kuvendit për rritjen e çmime ku ka hedhur akzua në drejtim të qeverisë se është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.

“Pse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz, nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni

Ta konsumon plaku plaka apo mbi 50 vjec? Të gjithë mundohemi të mbajnë dietë. I vetmi vend që në kohë krize është pasuruar. Si është kjo, një familje që ka 4 veta punë, i merr ato para dhe nuk iu jep gruas dhe fëmijëve, i merrni këto para dhe iu jepni atyre grupeve, nuk i quaj oligark se ne që kemi lindur para 1990 gjithë pabuksa kemi qenë, janë bërë të pasur tani, që kanë ardhur nga hani i hanit dhe mes Tiranës janë bërë me pasuri miliona euro, një oligark që vetëm për dasmën ka shpenzuar 120 mijë euro për të zbuluar sallën, po qeveria nuk e di, se 30 mijë lekë të vjetra për të paguar një fshatar që vjel rrushin. 99.9% thotë nuk blenë shtëpi familjet e reja, më pyeti njëri “ore a do ngopet kjo politike me pushtet e para”, i thashë “jo”, “a do bëhet njëherë Shqipëria”, i thashë “jo” dhe e kam bindje. Pse nuk do bëhet? Pa ik ne kjo klasë politike, se po ju them janë shkëputur nga realiteti, unë flas për popullin,  unë mbrëmë kam ngrënë 5 kokrra fiq dhe ndjeva kënaqësi dhe fërkova barkun, ndërsa këto nuk i kënaqin kuintalët e parave se nuk kanë më vlerë. Mendoj o vëllezër që kjo punë me keq do shkojë”, tha Dash Sula.