Sula: Maxhoranca e interesuar që të mos zgjidhet sherri brenda PD-së! Korreshi: Apeli të dalë me një vendim përfundimtar

3 Tetor 2022, 13:51

Grupi Parlamentar i PD-së po zhvillon sot mbledhjen, ndërsa deputeti Dash Sula thotë se do t’u kërkojë deputetëve demokratë që të shkojnë nesër ose pasnesër para gjykatës së Apelit, në mungesë të një vendimi sa i përket çështjes së kontrollit të partisë. Sipas Sulës, persona të caktuar nga mazhoranca janë të interesuar që konfliktet brenda PD-së të mos zgjidhen.