Historia/ Rakip Gilës në dhjetor 2023 iu gjetën armë e drogë në shtëpi! Përgjimi me vellain në gjyq: Ruji fëmijët! Nga amnistia te liria me kusht

9 Shtator, 16:06 | Përditesimi: 9 Shtator, 16:08

Vendimi i gjyqtarit të Shkodrës Albert Keraj që e liroi Ragip Gilën e masakrës së Shkodrës 6 muaj më parë është ankimuar nga prokurorja e çështjes, dhe priste mes dosjesh shqyrtimin në Gjykatën e Apelit. Në vendimin e lirimit gjyqtari arsyeton se ka marrë parasysh rrethana cilësuese për Gilën, i cili vetëm pas gjysmë viti i mori jetën 2 personave dhe plagosi 2 të tjerë.

r.k./Shqiptarja.com