Sulmi kibernetik, drejtoresha e AKSHI-t: Nuk pati humbje të dhënash! Mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale, ja me cilat po punohet ende

29 Korrik 2022, 17:48

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj ka bërë me dije se 98% e shërbimeve online janë funksionale pas sulmit kibernetik që zgjati për 14 ditë. Karcanaj shtoi se është kthyer në funksion edhe e-albania, por po punohet ende për njehsimin e diplomave dhe lëshimin e certifikatave, listës së notave dhe vërtetimin e diplomës, kryerjen e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike.