Sulmi kibernetik, Ministri i Mbrojtjes: Asnjë nga sistemet tona dhe Forcave të Armatosura, nuk është prekur

29 Korrik 2022, 14:01

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se asnjë nga sistemet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, nuk është prekur dhe nuk ka ndaluar së funksionuari nga sulmi kibernetik ndaj portalave qeveritare.