Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft

29 Korrik 2022, 17:12 | Përditesimi i fundit: 2022-07-29 17:35:05

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, dhanë detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve, punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve, si edhe masat e marra për ditët në vijim.