Kryeministri Edi Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.
“Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vi zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.